Ekip “ëndrrash” për Galatasaray, “Luanët” e Stambollit kërkojnë dy “yje” në një ditë

schedule21:36 - 1 Korrik, 2024

schedule 21:36 - 1 Korrik, 2024

Që prej kësaj të hëne u kthye zyrtarish në një lojtar të lirë. Mesfushori francez, Andre Rabiot përfundoi kontratën e tij me Juventus, teksa ka lënë gjithçka pezull për një kontratë të re, me “Bardhezinjtë”, por në “pistë” janë edhe klube si Milan apo Manchester Untied, që janë të interesuar për shërbimet e 29-vjeçarit.

Megjithatë duket se e ardhmja e tij do të jetë larg ligave të mëdha, të paktën ky është lajmi më i fundit në mediat sportive turke, të cilat kanë raportuar përgjatë gjithë ditës së sotme, se “Verdhekuqtë” e Galatasaray kanë vendosur të plotësojnë dëshirat financiare të Rabiot dhe shumë shpejt mund të vijë akordi mes klubit dhe “yllit” francez.

Më tej, në raportimet e mediave turke thuhet se klubi është duke diskutuar detajet e fundit me lojtarin, në lidhje me kushtet personale të kontratës, për ta prezantuar atë si lojtarin e tyre më të ri e nëse ky akord do ta arrihej ky do të ishte transferimi i dytë i bujshëm, për “Luanët” e Stambollit këtë të hënë, pasi fillimisht arritën akordin për një përforcim në sulm.

Mitchy Batshuayi është emri i ri në repartin ofensiv të kampionëve turq, me “bomberin” belg, i cili tashmë plotëson “trion” e ëndrrave në turqi, teksa do të luajë me skuadrën e Galatasaray, pas aventurave me Besiktas e Fenerbahce, ku te këta të fundit ka qenë një prej më të mirëve të ekipit, me plot 44 gola të shënuar në 75 përballje përgjatë 2 sezoneve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!