“Ejani shpejt”! Vjen reagimi i policisë për pakon që dyshohet bombë me celular në Vlorë

schedule19:40 - 13 Tetor, 2020

schedule 19:40 - 13 Tetor, 2020

Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen që është ende në zhvillim mbrëmjen e sotme pranë pallatit të Kulturës në zonën e Skelës, ku është rrethuar zona, pasi është konstatuar një pako e dyshimtë.

Policia thotë se rreth orës 18:42 mori njoftimin se në lagjen “Pavarësia” në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.

Zona u rrethua duke larguar qytetarët dhe bllokuar qarkullimin, pasi dyshohet se mund të jetë eksploziv, i lidhur me telefon.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Policia thotë se ka marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!