“Ejani me mua”, Messi fton lojtarët e Argjentinës në avionin luksoz

schedule12:04 - 6 Tetor, 2020

schedule 12:04 - 6 Tetor, 2020

Këtë javë Argjentina nis eliminatoret për Kupën e Botës 2022 dhe do të luaj dy ndeshje. Fillimisht të besuarit e Lionel Scaloni do të luajnë me Bolivinë në datën 8 tetor dhe më pas me Ekuadorin në 13 tetor.

Ajo që ka rënë në sy është veprimi i kapitenit, Lionel Messi, që ka bërë për shokët e tij. Ai ka ftuar të gjithë lojtarët argjentinas që luajnë në Europë të flutorojnë me të drejt vendlindjes me avionin e tij privat.

Yllit të Barcelonës do t’i bashkohen në bord lojtarë si Paolo Dybala, Juan Foyth, Marcos Acuna, Lucas Ocampos si dhe Nicolas Otamendi. Messi e ka bërë këtë veprim nga pandemia e Coronavirusit dhe për të qenë më të sigurt bashkë.

Kujtojmë që avioni i tij privat kushton plot 12 milionë paund. Aty ka vende për 16 veta si dhe ka një kuzhinë në të. Të 16 vendet mund të kthehen në shtretër dhe kështu lojtarët mund të relaksohen në udhëtimin e tyre drejt Amerikës së Jugut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!