Egjipti u kualifikua, Salah shënoi në fitoren me Kongon

schedule12:00 - 27 Qershor, 2019

schedule 12:00 - 27 Qershor, 2019

Egjipti dhe Nigeria kaluan në turin e dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës, pas fitoreve të ndeshjeve të dyta në grup. Egjiptianët u ndihmuan nga ylli I Liverpulit, Mohamed Salah, që shënoi një gol.

Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, dhe tifozët nuk u zhgënjyen.

Egjipti fitoi edhe ndeshjen e dytë në Kupën e Kombeve të Afrikës, dhe u kualifikua për në të tetat e finaleve.

Mohamed Salah dhe El Mohamadi ishin autorët e golave në suksesin 2-0 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, në Stadiumin Ndërkombëtar të Kairos, në prani të mbi 74 000 spektatorëve.

Ndeshja e fundit, ajo ndaj Ugandës do të jetë vetëm për statistikë, por edhe për vendin e parë në grupin A, pasi ugandezët kanë 4 pikë ndaj 6 të egjiptianëve.

Uganda nuk arriti ta merrte fitoren e dytë radhazi, pasi u ndal në barazim 1-1 nga Zimbabveja.

Okui e kaloi në avantazh në minutën e 12-të, ndërsa rezultati u fiksua po në pjesën e parë.

Për Zimbabven barazoi Biliat në minutën e 40-të, në një ndeshje që gjithashtu u luajt në stadiumin kryesor të Kairos, dhe që pati një interesim tepër të madh, me mbi 73 000 spektatorë të pranishëm.

Një tjetër pretendent për fitoren e trofeut, ia doli të fitonte.

Nigeria gjithashtu u kualifikua në të tetat e finaleve, pas suksesit minimal, 1-0, ndaj Guinesë.

Omeruo vendosi fatin e ndeshjes me golin e shënuar në minutën e 73-të për të thyer rezistencën e guineasve.

Nigeria kryeson grupin B me 6 pikë të plota./ABC News Albania 24/7