Egjipti ngre kampe në kufirin me Libinë për të akomoduar banorët e prekur nga përmbytjet

schedule21:31 - 13 Shtator, 2023

schedule 21:31 - 13 Shtator, 2023

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi sot ngritjen e kampeve në kufirin perëndimor të vendit për të akomoduar të mbijetuarit e përmbytjeve shkatërruese në Libinë fqinje.

Sipas gazetës “Al Ahram”, Sisi ka kërkuar që të organizohen kampe në bregdet, në kufirin me Libinë, “për vëllezërit tanë libianë që humbën shtëpitë e tyre”.

Autoritetet libiane vlerësojnë se të zhdukurit në qytetin Derna janë “mijëra” ndërsa të vdekurit e konfirmuar i kalojnë 5000. Të paktën 30,000 banorë të qytetit u zhvendosën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Midis viktimave janë të paktën 145 egjiptianë, trupat e të cilëve u riatdhesuan dje të martën. Sisi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e tyre dhe bëri thirrje për “ndihmë urgjente” për të afërmit e viktimave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!