Egjipti dhe Senegali në gjysmëfinale, mësohen çiftet në Kupën e Afrikës

schedule21:52 - 30 Janar, 2022

schedule 21:52 - 30 Janar, 2022

Senegali dhe Egjipti janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës. Salah me shokët e tij kanë mposhtur me rezultatin 2-1 në shtesë Marokun dhe në fazën tjetër ndeshen me Kamerunin.

Egjipti sot ia ka dalë me përmbysje, pasi Maroku shënoi i pari me Boufal me penallti që në minutën e shtatë. Në fillimin e pjesën së dytë, 53′, Salah vendosi baraspeshën.

1-1 përfundoi koha e rregullt dhe në shtesë Trezeguet, lojtar i Aston Villa, shënoi dhe i dha fitoren e kualifikimin Egjiptit. Ekipi tjetër i kualifikuar, Senegali, mposhti 3-1 Guinenë Ekuatoriale dhe kalimin në finale do e diskutojë me Burkina Faso.

Diedhiou kaloi senegalezët në epërsi, ndërsa Guineja u përgjigj me Buyla. Kouyate dhe Sarr më pas reaguan dhe shënuan dy gola që e çuan në gjysmëfinale Senegalin. / abcnews.al