Egjipti akuzon Izraelin se po djeg kamionët për Gazën, dërgesat e ndihmave pezullohen

schedule15:30 - 9 Korrik, 2024

schedule 15:30 - 9 Korrik, 2024

Kolonët izraelitë kanë sulmuar dhe djegur vazhdimisht kamionët e ndihmës humanitare për Gazën në vendkalimin Kerem Shalom dhe për këtë arsye Egjipti ka vendosur të pezullojë dërgimin e ndihmave. Kjo është bërë e ditur nga një burim zyrtar i sigurisë egjiptiane.

Ndërkohë, një burim zyrtar nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane në veri të Sinait ka konfirmuar se kalimi Rafah në anën palestineze mbetet i mbyllur. Dërgimi i kamionëve me ndihma humanitare në vendkalimin Kerem Shalom u ndalua pasi mbërritën raportet se kolonët izraelitë kishin sulmuar dhe vënë zjarrin një numri kamionësh me ndihma humanitare të parkuar në terminalin në anën izraelite.

Burimi shtoi se 200 kamionë të tjerë me ndihma humanitare janë përgatitur mëngjesin e sotëm, por asnjë kamion nuk është dërguar në vendkalimin Kerem Shalom.

Burimi tha se ka mijëra kamionë të mbushur me ndihma të ndryshme humanitare përpara vendkalimit Rafah dhe në rrugët e Al-Arish, Rafah dhe Sheikh Zuweid që presin të kalojnë dhe se shumë ngarkesa dëmtohen për shkak të ekspozimit të tyre ndaj agjentëve atmosferikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!