Egjipti: 130,000 litra naftë do të dërgohen në Gaza pas hyrjes në fuqi të armëpushimit

schedule09:17 - 24 Nëntor, 2023

schedule 09:17 - 24 Nëntor, 2023

Qeveria e Egjiptit ka njoftuar se 130,000 fuçi naftë dhe katër kamionë me gaz do të hyjnë në Rripin e Gazës një ditë pas fillimit të armëpushimit midis ushtrisë izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze në enklavë.

Qeveria egjiptiane ka deklaruar gjithashtu se qëllimi është që rreth 200 kamionë me ndihma humanitare të kalojnë kufirin në Rafah në ditë. Armëpushimi hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai pritet të zgjasë katër ditë me qëllimin lirimin e disa pengjeve izraelite të kapura nga Hamasi në sulmin e 7 Tetorit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet e Izraelit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!