Egbo: S’kam koment për të ardhmen time, në Shqipëri ka racizëm!

schedule18:41 - 24 Qershor, 2020

schedule 18:41 - 24 Qershor, 2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli menjëherë pas ndeshjes ndaj Besëlidhjes në Kupën e Shqipërisë për Supersport, ku foli hapur për shumë tema delikate.

“Mendoj se deri diku e kemi marrë përgjigjen pozitive nga lojtarët e rinj. Ishte një ndeshje e vështirë, temperaturat ishin të larta. Nuk e prisja që lojtarët të jenë në 100%. Të paktën nuk e humbëm ndeshjen sot, fatet e kualifikimit ishin mbyllur që në Tiranë. Pastaj kundërshtari shënoi dhe ne filluam të dilnim në lojën tonë dhe të barazonim në sekondat e fundit.

Zërat për të ardhmen time? Nuk kam asnjë koment. Racizëm në Shqipëri? Normal që në çdo vend të botës ka racizëm, nuk diskutohet. Në çdo vend të botës, racizmi ekziston. Edhe në Nigeri, ka njerëz nacionalistë.

Ne te Tirana, çdo lojtar e kemi të rëndësishëm, si ata që luajnë, si ata që janë në stol. Me këtë ekip, dua ta vazhdoj edhe sezonin tjetër, kemi organikë shumë të mirë, pozicione të dubluara, organikë e kompletuar.

Muçi? Siç dihet, edhe ekipet kanë nevojë për të ardhura. Nëse kemi mundësi për të shitur, është diçka e mirë, edhe për klubin edhe për lojtarin. Kështu që është mirë për lojtarin, i cili ecën përpara në karrierë, edhe për klubin që e shet. Kur një lojtar luan jashtë, ka më shumë mundësi që të thirret në kombëtare.

Disa lojtarë kanë pushuar sot dhe do të jenë pak më të freskët në ndeshjen e fundjavës kundër Skënderbeut. Trajner portierësh? S’kam koment! Ekipi që stërvis unë e dinë çfarë trajneri jam, edhe klubi e di çfarë trajneri jam. Kam licencë “Pro” dhe mund të stërvis këdo. Nuk është faji im që jam i kompletuar dhe për këtë arsye, nuk kam koment”, u shpreh Egbo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!