Egbo: Humbja ndaj Teutës, një ditë “jo”. Shorti? Na ka parë Zoti!

schedule08:37 - 1 Shtator, 2020

schedule 08:37 - 1 Shtator, 2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka folur për ndeshjen e humbur kundër Teutës, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë. Gjithashtu, numri një i stolit bardheblu foli edhe për shortin në Europa League, por dhe për merkaton e skuadrës.

“Është një ndeshje futbolli. Nuk ishte dita jonë më e mirë. Pjesën e dytë e ndryshuam lojën, krijuam raste shënuam dhe luftuam deri në fund. Patëm mundësi për barazim për të rihapur ndeshjen. Jam i kënaqur me ekipin sidomos me ata që u futuën pjesën e dytë, për ndryshimin e faqes së pjesës së parë.

Jam i kënaqur, të gjithë si klub jemi të kënaqur. Ndoshta na ka parë Zoti për dy ndeshejt në Ligën e kampioneve, ku Crvena Zvezdën nuk patëm fat. Ndoshta ka thënë ka humbur me Crvena Zvezdën le të kalojnë në ‘play-off’.

Normale është me besim çdo gjë. Unë kam besuar që ditën e parë që fituam kampionatin, e pashë dhe vetë. Ne synojmë të kualifikoheshim  në faznë e grupeve të Ligës së Kampioneve, të paktën minimum për Ligën e Europës. Nëse çdo njeri beson dhe punon dhe jep 100%, realizohet çdo gjë.

Sidomos kemi patur fatin, na sheh zoti. Nuk ka rëndësi ekipi që do na bjerë. Është një ndeshje dhe çdo gjë mund të ndodhë në jetë. Ekipi ka nevojë për merkato. E patë dhe sot që kishim pak mundësi për zëvendësime”, u shpreh Egbo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!