Efektivja e policisë dyshon se është e infektuar: Më bëni tamponin! Mjekja: S’kam për ty moj zemër

schedule14:02 - 29 Tetor, 2020

schedule 14:02 - 29 Tetor, 2020

Një efektive policie e cila dyshon se është e infektuar me Covid-19 është paraqitur në një qendër shëndetësore në Elbasan pasi kërkon t’i bëhet tamponi.

Prej 5 ditësh ajo ka hasur në refuzimin e mjekëve epidemiologë. Njëra prej tyre në videon e siguruar nga abcnews.al, thotë se ka tamponë vetëm për rastet e urgjencës.

Qytetarja: Unë dyshohem për Covid Tani t’i infektoj të gjithë unë ata. Kam folur me mjekun

Mjekja epidemiologe: Nuk kam fare tamponë moj zemër. Kam vetëm për urgjencë spitalore po boll tani

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al, se në Elbasan gjatë këtyre ditëve nga 328 kërkesa të drejtuara pranë ISHP-së së qytetit për bërjen e tamponit, gjatë 5 ditëve janë kryer vetëm 8 tamponë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!