Efekti “Iniesta”, klubi i Vissel Kobe deklaron përfitime rekord!

schedule22:56 - 27 Maj, 2020

schedule 22:56 - 27 Maj, 2020

Rekord fitimesh për Vissel Kobe, një ekip që luan në kampionatin japonez. Merita? Nga Andres Iniesta. Ardhja e ish-mesfushorit të Barcelonës ishte një dhuratë e vërtetë për klubin, i cili arriti një fitim prej 106 milion dollarësh në vitin e fundit.

Asnjëherë më parë një skuadër J-League nuk kishte përfituar këto shifra. Fitimet e Vissel Kobe në vitin 2019 janë një rekord absolut dhe kanë kaluar fitimet e një viti më parë, që ishte një fitim prej 90 milion dollarësh.

Padiskutim efekti “Iniesta”, blerja e të cilit ka tërhequr interesin e tifozëve dhe sponsorëve. Përveç që është truri i skuadrës në fushë, Iniesta ka ndihmuar shumë klubin japonez dhe në aspektin e marketingut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!