Efekti i portës, pse kur hyjmë në një dhomë, harrojmë pse shkuam atje?

schedule07:29 - 12 Korrik, 2022

schedule 07:29 - 12 Korrik, 2022

Sa shpesh arrini në një dhomë në shtëpinë tuaj pa kujtuar pse e vizituat atë? Nëse ju ndodh shumë herë, dijeni se “efekti i portës” është përgjegjës për këtë! Në fakt, duke ecur deri sa të arrish atje, harron pse ke dashur të shkosh në një dhomë tjetër dhe kjo ka të bëjë me faktin se ke ndryshuar ambient.

Ndërsa bëni disa punë nëpër shtëpi, papritur ju kujtohet të bëni diçka dhe të shkoni në një dhomë tjetër. Por hajde, ke harruar pse ke ardhur deri aty. Shkencëtarët kanë gjetur shpjegimin e këtij misteri, i cili ju bën të keni një humbje të përkohshme të kujtesës gjatë lëvizjes nga një dhomë në tjetrën.

Kur ndodh “efekti i portës”, shumica prej nesh nuk i kushtojnë shumë vëmendje, mendojmë se ka kuptim. Megjithatë, humbja e kujtesës personale zbulon shumë për mënyrën se si janë organizuar mendjet tona.

Në jetën e përditshme kemi shumë detyrime dhe vëmendja jonë është vazhdimisht e zhvendosur diku tjetër por gjithmonë e drejtuar drejt qëllimit final. Pjesa më e madhe bëhet në mënyrë mekanike dhe “efekti i portës” vërehet pikërisht në momentin kur vëmendja jonë drejtohet diku tjetër.

Por ekziston edhe teoria se “efekti i portës” ka të bëjë me kujtesën dhe mjedisin tonë. Sapo ndryshojmë mjedisin tonë, kujtesa jonë ndikohet në mënyrë që ne të përpiqemi por nuk mbajmë mend pse ishim atje.

Ajo që po përjetoni është krejtësisht normale kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar herën tjetër që t’ju ndodhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!