Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Efekti i koronavirusit në ekonomi, Meta pret takon Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

schedule14:37 - 12 Mars, 2020

schedule 14:37 - 12 Mars, 2020

Përveç shëndetit të njerëzve, koronavirusi prek rëndë edhe ekonominë. Për këtë arsye, presidenti i Republikës Ilir Meta, priti paraditen e së enjtes në një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë së COVID 19, si dhe efektet e mundshme në ekonominë e vendit dhe në sektorin bankar.

Guvernatori Sejko e ka informuar Metën se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapitalizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktivitetit operacional me klientët.



Njoftimi:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, me kërkesë të Tij, priti sot paradite në një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, për të diskutuar në lidhje me situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë së COVID 19, si dhe efektet e mundshme në ekonominë e vendit dhe në sektorin bankar.

Guvernatori Sejko e informoi Presidentin Meta se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapitalizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktivitetit operacional me klientët.

“Banka e Shipërisë është angazhuar për marrjen e vendimeve lehtësuese në interes të komunitetit të biznesit dhe të individëve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar, efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit dhe disponon instrumentat e nevojshëm në funksion të ruajtjes së parametrave  makro-ekonomikë dhe stabilitetit financiar në vend”, – sqaroi Guvernatori Sejko.

Presidenti Meta vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë dhe shprehu besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative, si në sektorin bankar, ashtu edhe në stabilitetin makro-ekonomik të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!