Përveçse jep më shumë energji, bërja e një dushi të ftohtë në mëngjes sjell disa përfitime edhe përsa i përket bukurisë. Bright Side rendit përfitimet që mund të marrë lëkura juaj nga dushet e përditshme me ujë të ftohtë.
I jep lëkurës më shumë shkëlqim
Një dush i ftohtë ndihmon për të rritur qarkullimin e gjakut. Për fytyrën, nënkupton një pamje më të freskët. Uji i ftohtë ose i vakët e ushqen atë.
Parandalon plakjen e lëkurës
Uji i ftohtë e ndihmon lëkurën të jetë më e freskët për një kohë më të gjatë. Aktivizon sistemin nervor dhe trupi çliron hormonet e kimikatet e trurit që luftojnë stresin. Studimet sugjerojnë që stresi psikologjik ka një ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e lëkurës dhe ndikon negativisht në trup.
Parandalon problemet e lëkurës që shkakton stresi
Një dush i ftohtë stimulon çlirimin e “hormoneve të lumtur” ose endorfinave. Kur këto kimikate lëshohen nga trupi, nivelet e stresit dhe në këtë mënyrë jeni më pak të rrezikuar të prekeni nga problemet e lëkurës si puçrrat.
Minimizon poret
Ndërsa uji i nxehtë mund të heqë disa nga vajrat mbrojtës që lëkura prodhon, uji i ftohtë do të minimizojë përkohësisht poret tuaja. Ai gjithashtu i jep gjallëri fytyrës dhe i jep më shumë shkëlqim. /abcnews.al/