Shumica e njerëzve nuk e dinë që pirja e ujit të ngrohtë mund të ketë disa përfitime të veçanta për lëkurën. Në fakt, ekspertët thonë se uji është më i dobishëm kur e pini të ngrohtë. Duke marrë parasysh paratë që shpenzoni për produkte të shtrenjta, këto arsye do t’ju bindin t’i kushtoni pak nga koha juaj pirjes së ujit të ngrohtë.
Pastron lëkurën
Uji i ngrohtë mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit. Rrit temperaturën e trupit, duke iu bërë të djersiteni. Kjo iu ndihmon të largoni toksinat dhe substancat e dëmshme nga trupi. Ai pastron trupin nga brenda dhe trajton aknet tuaja. Kështu, lëkura juaj duket më e shëndetshme dhe e ndritshme.
Parandalon plakjen e parakohshme
Pirja e ujit të ngrohtë ndihmon në riparimin e qelizave të lëkurës të dëmtuara nga radikalet e lira të dëmshme, duke e bërë lëkurën të duket më e butë dhe e shëndetshme.
Stimulon rritjen e flokëve
Uji i ngrohtë e mban lëkurën e kokës të shëndetshme, që do të thotë se keni më pak të ngjarë të krijohet zbokth. Gjithashtu stimulon rritjen e flokëve nëpërmjet mbaresave nervore në gjëndrat e flokëve.
Ndriçon lëkurën
Pirja e ujit të ngrohtë relakson dhe përmirëson muskujt duke rregulluar rrjedhën e gjakut në trup. Qarkullimi i gjakut gjithashtu rinovon qelizat e lëkurës, të cilat rigjallërojnë lëkurën duke hequr papastërtitë.
Ju lejon të përfitoni sa më shumë nga produktet e kujdesit të lëkurës
Pirja e ujit të ngrohtë është mënyra më e lehtë për të forcuar metabolizmin. Kjo ndihmon që lëkura të përfitojë nga të gjitha kremrat hidratues që aplikoni.
Mbron lëkurën nga infeksionet
Pirja e një gote ujë të ngrohtë ndihmon në luftimin e inflamacionit duke mbrojtur veshkat. Kur organet janë të pastra, lëkura bëhet më rezistente ndaj infeksioneve. Mund të shtoni edhe disa pika lëng limoni për të rritur efektin. /abcnews.al