SHBA: Studiuesit zbulojnë efektet çudibërëse të rrushit

schedule00:55 - 6 Janar, 2022

schedule 00:55 - 6 Janar, 2022

Konsumimi i rrushit ul nivelet e kolesterolit dhe mund të parandalojë sulmet në zemër dhe goditjet në tru sipas një studimi të ri që është publikuar. Studiuesit i dhanë 46 gram pluhur rrushi pjesëmarrësve në eksperiment që janë të barabarta me konsumimin e dy racioneve rrush në ditë. Ekspertët zbuluam që rrushi ka një efekt të dobishëm në bakteret e zorrëve dhe që konsiderohet e rëndësishme për të patur një sistem imunitar të fortë.

Ngrënia e rrushit ul nivelin e kolesterolit që nëqoftëse është në nivele të larta mund të bllokojë arteriet dhe të shkaktojë sëmundje të zemrës raporton “Daily Mail”. Gjithashtu ngrënia e rrushit zvogëlon nivelet e acideve biliare, të cilat ndikojnë në metabolizëm. Rrushi dhe fruta të tjera si mollët përmbajnë antioksidantë të quajtur polifenole që mbajnë enët e gjakut të shëndetshme.

Polifenolet dhe fitokimikatet e tjera gjithashtu mund të zvogëlojnë dhe të ndihmojnë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe niveleve të presionit të gjakut. Studimi u drejtua nga nutricionisti dhe profesori i Universitetit të Kalifornisë Zhaoping Li dhe u botua në revistën “Nutrients”. Profesori Li tha se ne zbuluam që rrushi ka një efekt të dobishëm në shëndetin e zorrëve dhe që është një lajm i mirë, pasi një zorrë e shëndetshme është kritike për shëndetin e mirë.

Në studimi morën pjesë 19 persona të shëndetshëm, të cilët konsumuan një dietë me pak polifenol dhe fibra për katër javë. Ata konsumuan për katër javë të tjera 46 gram pluhur rrushi çdo ditë dhe vazhduan të konsumonin dietën me pak fibra dhe polifenol. Studimet e mëparshme kanë treguar që edhe produktet që prodhohen nga rrushi si vera kanë ndikim pozitiv në organizmin e njeriut.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!