“Edvin droga”, “kreu i Meduzës”, “Lul brava”, Berisha i rikthehet artikulimit të para 2005

schedule12:05 - 27 Janar, 2022

schedule 12:05 - 27 Janar, 2022

Ish-kryeministri Berisha i është rikthyer gjatë fjalës së tij sot në Kuvend artikulimit të viteve të opozitës së gjatë para se të vinte në pushtet në vitin 2005.

“Edvin droga”; “Kreu i meduzës” janë fjalë që Berisha i ka përdorur shumë kohë më parë dhe tashmë i ka rikthyer në fjalorin e tij, ndërsa këtyre i është shtuar sëfundmi edhe “Lul brava” .

Gjatë asaj periudha, kreu i demokratëve të atëhershëm njihej për akuza të rënda në Kuvend duke i thirrur pse pseudonime të ngjashme të gjithë ministrat e kabinetit Nano apo Meta.

Tashmë ai është sërish kreu i një pjese të opozitës dhe duket se e ka parë nevojshme t’i rikthehet atij artikulimi.

Ish-kryeministri foli për një fshehje me të Klodian Zotos dhe Stela Gugallës së inceneratorëve për disa javë në Lushnje, ndërkohë që ishin shpallur në kërkim brenda dhe jashtë vendit. Sipas Berishës, maxhoranca dhe opozita bashkëpunuan për të nxjerrë të larë nga afera e inceneratorëve personat e përfshirë në të.

“Teri (Lefter Koka sh.r) ishte një hajdut i dobishëm, por nuk ishte ai kreu i Meduzës”, tha Berisha duke kërkuar hetime të tjera për inceneratorët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!