Çerdhja 42 në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme për shkak se dy persona kanë rezultuar pozitivë.
Mësohet se janë konfirmuar me koronavirus një edukatore dhe një punonjës i jashtëm.
Tashmë i janë marrë tamponet edhe pjesës tjetër të stafit.
Ndërsa ambientet e çerdhes do të qëndrojnë mbyllur, deri në njoftim të dytë./abcnews.al