Eduart Ndocaj: Do kandidoj për deputet! Infektimi i Veliajt propagandë

schedule21:21 - 30 Korrik, 2020

schedule 21:21 - 30 Korrik, 2020

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është ndalur edhe në zhvillimet e fundit politike gjatë intervistës për mikrofonit e emisionit Edicion Veror.

Ndocaj foli për qytetin e tij Lezhën si dhe vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 të mbrëmjes.

“Lezha është një qytet i vogël dhe të gjitha forcat politike duan të marrin. Bashkia e Lezhës le të themi është një lopë e mirë për t’u mjelë për politikën. Dhe ia kanë dalë

Ndalimin e muzikës e quaj të nxituar dhe të pakoordinuar. Të mendosh që virusi është aktiv pas orës 8 lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh Ndocaj.

E pyetur nga gazetarja Irini Meçe lidhur me infektimin me koronavirus të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ndocaj u shpreh se kjo është një propagandë e tij e radhës.

“Për mua është propaganda e radhës. Virusi atij nuk i afrohet”, tha ai.

Ndocaj deklaroi se do të kandidojë për deputetet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nën logon e partisë Aleanca Demokristiane.

“Ne kemi një politikbërje të degraduar. Basha dhe Rama nuk kanë diferencë për mua,. Do jem kandidat i Aleancës Demokristiane”, u shpreh Ndocaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!