Edona Bilali takon Bora Muzhaqin: Nxënëset e reja të klasës

schedule13:26 - 14 Shtator, 2021

schedule 13:26 - 14 Shtator, 2021

Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali janë dy ministret më  të reja të qeverisë “Rama 3”. Muzhaqi është emëruar Ministre për Rininë dhe Fëmijët, ndërsa Bilali Ministre për Sipërmarrjen.

Para marrjes së detyrës, dy ministret janë takuar me njëra-tjetrën. Bilali në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se kryefjalë e takimit ishin arritjet dhe sfidat e institucionit që ajo do të drejtojë ku më herët ka shërbyer Muzhaqi.

“Me @bora_muzhaqi na lidhin shumë gjëra: “nxënëset e reja të klasës”, pasioni për sipërmarrjen dhe startupet. Na lidh edhe puna tashmë. Bora ka qënë këshilltare e jashtme për BERZH tek Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ku unë së shpejti nis detyrën. Takimi kishte kryefjalë arritjet dhe sfidat e institucionit. Gjej rastin që edhe publikisht ta uroj Borën për detyrën e re dhe ti uroj sa më shumë impakt për të rinjtë e fëmijët,” ka shkruar Bilali.

“Edona Bilali Jam e bindur që do jesh gjithmonë në krahë të biznesit, dhe për çdo gjë do më kesh mbështetje për një klimë më të mirë të sipërmarrjeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre,” ka shkruar në një tjetër postim ministrja e re Muzhaqi. g.v/abcnes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!