Finalja e Botërorit e 1998 do të jetë makth për tifozët e Brazilit. Ndeshja e cila u zhvillua në Francë por pati tensione para dhe pas ndeshjes.
Më i zhgënjyeri ishte padyshim Ronaldo Fenomeni, i cili për cudi në atë ndeshje ishte në gjumë.
Edmundo, ish sulmuesi i Fiorentinës zbulon detaje shokuese për problemet shëndetësore të Ronaldos në ditën e finales, ku ai ishte i pari që e pa në gjendje të rëndë e ndoshta i ka shpëtuar edhe jetën.
“Kur pashë Ronaldon me konvulsione, dola duke ulëritur në korridor. Ishte mavijosur në fytyrë, ngjyra e tij ishte vjollcë, me gjuhën që po i shkonte poshtë. Mjekët erdhën menjëherë dhe ia dolën që ta sillnin në vete. Pastaj u ul, mori pak tortë dhe lëng portokalli dhe doli për të bërë një telefonatë. Leonardo tha: “Ky djalë nuk është mirë, do të vdesë në fushë”.
Edmundo rrëfeu se me problemet që kishte Ronaldo, Zagallo fillimisht i kishte thënë se do të luante ai titullar por pas një bisede të trajnerit me Ronaldon, ai mori siguri se sulmuesi i Interit ishte “ok” dhe mund të luante.
“Të gjithë ishin të gëzuar që do të luante, ai ishte më i miri në botë dhe unë nuk mund të thoja asgjë. Bënë disa teste mjekësore dhe Ronaldo ishte në gjendje të mire”. /abcnews.al/