Edlira Rehovica: Si e rindërtojmë gjirin pas heqjes së masës tumorale

schedule09:18 - 24 Qershor, 2020

schedule 09:18 - 24 Qershor, 2020

Edlira Rehovica, kirurge senologe në Spitalin Amerikan ishte në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin për të folur me detaje për kancerin e gjirit.

Mjekja mes të tjerash tha se përveç heqjen së masës tumorale ata mundohen të ruajnë estetikën e gjirit, duke qenë se kjo është edhe një nga traumat që përjetojnë më shumë gratë e prekura. Rehovica u shpreh se ata rindërtojnë gjirin.

“Heqim tumorin, por duhet pasur kujdes që të ruajmë edhe gjirin. Trauma e parë është momenti kur gruaja merre vesh diagnozën dhe e dyta dhe e fuqishmja fare është kur i thua që do të heqim gjirin totalisht. Dhe ne mundohemi që të bëjmë edhe trajtimin kirurgjikal brenda normave të estetikës. Kjo bëhet në fazë të hershme. Kuptohet edhe ë varësi të gjirit të gruas. Nëse një gji na e lejon, ne e bëjmë. Një gji i madh me një masë të vogël shkon shumë mirë për një kirurgji konservative.

Ne bindemi që kemi hequr tumori, kemi pastruar zonën, por nuk kemi lënë qeliza të mundshme tumorale. Mastektomia është heqja totale e gjirit, teknikisht është procedurë për kirurgun dhe është më e lehtë për tu arritur. Kur ne jemi futur në sallë për të ruajtur gjirin, por kjo nuk është e mundur me miratimin paraprak të pacientit, kur ne e shikojmë të arsyeshme realizojmë edhe mastektoninë.

Ne mund ta rindërtojmë gjirin. Ne heqim masën tumorale me një kupë, kemi krijuar një hapësirë boshe, ajo hapësirë duke bërë disa qepje dhe krijojmë një rezultat estetik të pranueshëm. Kemi rezultate të mira”, u shpreh mjekja.

Më tej, Rehovica flet edhe ndihmën që u jep teknologjia gjatë fazës së heqjes së masës tumorale.

 “Ne 40 minuta përpara operacionit injektojmë te masa tumorale një lëndë radioaktive që na ndihmon që të dedektojmë gjendrën e parë që merr drenimin nga tumori në sjetull. Me anë të një sonde ne dedektojmë me ultratinguj zhurmën që na vjen nga gjendrat dhe na tregon gjendrën e parë që ka marrë drejtimin në sjetul. Kjo është teknologji. Unë në kohë reale, ndërkohë që pacienti fle gjendrën e hequr e çoj te mjeku anotomopatolog që është duke na pritur, na bëjmë të mundur që kemi prekje dhe nëse duhet ta vazhdoj kirurgjinë në sjetull. Të njëjtën gjë bëj edhe me gjirin. Dhe vlerësojmë në kohë reale se çfarë duhet të bëjmë”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!