Ulpiana, që do të garojë në Superligën e Kosovës këtë sezon, i besoi stolin trajnerit Edlir Tetova, i cili ka nisur edhe merkaton në Superiore.
Ditën e sotme me ekipin dardan kanë nënshkruar dy lojtarë që vjet ishin pjesë e skuadrës së Kastriotit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Silvester Shkalla, i cili më parë ka luajtur edhe me Teutën e Bylisin, si dhe sulmuesin Ermir Rezi. /abcnews.al