Edita Tahiri: Shqiptarët morën zhgënjim nga Brukseli, s’ka liberalizim vizash dhe hapje negociatash

schedule21:24 - 23 Qershor, 2022

schedule 21:24 - 23 Qershor, 2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas samitit të sotëm të BE-së në Bruksel.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri tha se sot shqiptarët morën lajme zhgënjyese.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shumë hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Për mosliberalizimin e vizave për Kosovën ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”.

Ndryshe, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, për mosliberalizim të vizave ka fajësuar Vjosa Osmanin e Albin Kurtin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!