Edin Dzeko muna ta vazhdojë karrierën në SHBA. Në Bosnje Hercegovinë shkruajnë se sulmuesi është pranë marrëveshjes me LA Galaxy. Reprezentacija.ba shtjellon se për këtë lëvizje po shtyn më shumë partnerja e sulmuesit, Amra.
Ajo ka një vajzë nga martesa e mëparshme, që është regjistruar në një shkollë në SHBA. Amra po tenton të bindë sulmuesin të transferohet në MLS, pasi vetë më parë ka jetuar në Los Angeles.
Dzeko ka edhe një vit kontratë me Romën dhe trajneri i ri, Jose Mourinho, mund ta bindë atë të qëndrojë në kryeqytetin e Italisë.
Kontrata e sulmuesit të Romës skadon në qershor 2022 dhe e ardhmja e tij në kryeqytet është në ajër. “Kam dëgjuar se ai do të bashkohet me LA Galaxy, por nuk mund të zbuloj detajet sepse marrëveshja nuk është arritur ende”, ka thënë agjenti boshnjak, Admir Husaric. /abcnews.al