Edicioni i XIX i “Durrës Chamber Fest”, Kalaja: Mbrëmje të jashtëzakonshme emocionesh unike

schedule09:29 - 10 Korrik, 2024

schedule 09:29 - 10 Korrik, 2024

Nevila Kalaja, organizatorja e “Durrës Chamber Fest” ishte e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku foli për edicionin e XIX të festivalit ndërkombëtar i muzikës se dhomës me vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Ajo u shpreh se ky festival synon t’i japë publikut mbrëmje të jashtëzakonshme emocionesh unike.

Sakaq, Kalaja zbuloi se ka performuar në dy netët e para të festivalit.

Edicioni i XIX i “Durrës Chamber Fest” synon t’i dhurojë publikut të tij mbrëmje të jashtëzakonshme emocionesh unike. Eventi kulturor është i rëndësishëm, gjithëpërfshirës, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. Emrat më të njohur të muzikës të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre artistik dhe jetësore, do jenë pjesë. Unë kam performuar në dy netët e para të festivalit. Zgjodha që në dy koncertet epara të isha pjesë, në mënyrë që tu lija vend miqve.

Ka publik serioz, tepër turistë, por sigurisht festivali ka publikun e saj që e ndjek ndër vite, e di si funksionon. Programet janë të përzgjedhura, janë pjesë të njohura të muzikës botërore e shqiptare.

Jemi në vitin e 19-të radhazi dhe kemi mbështetje tashmë. Jemi të lumtur që jemi të mirëvlerësuar. Nga të gjithë rrethet artistike vendase dhe të huaja.”, u shpreh ajo.

/abcnews.al