Edicioni i dytë i çmimeve UMT ALUMNI 2022, prezantohet bursa e Universiteti Metropolitan Tirana

schedule16:53 - 27 Qershor, 2022

schedule 16:53 - 27 Qershor, 2022

Të diplomuarit nga Universiteti Metropolitan Tirana u mblodhën kësaj here rreth një kauze krejt ndryshe nga ç’kemi parë deri më sot nga grupime të tilla.

Në edicionin e dytë të çmimeve e UMT ALUMNI 2022, u prezantua Bursa UMT ALUMNI, e projektuar si kontribut i të diplomuarve nga ky universitet në mbështetje të të rinjve nga familje në nevojë apo të kategorive të veçanta. Nisma synohet të shtrihet më tej, duke nxitur të diplomuar dhe partnerë të tjerë për t’iu gjendur pranë këtyre të rinjve.

Nga ana tjetër, në këtë edicion të dytë, krahas çmimeve të Karrierës, Ekselencës në Edukim, Kontributit Alumni, Alumnit të Shquar, në ceremoni u dhurua nga të diplomuarit e UMT Çmimi për Paqen Sociale popullit të Ukrainës.

“Ndihem shumë i privilegjuar për këtë çmim. Në një moment si ky, çdo çmim na motivon si popull, pasi siç e dini të gjithë Ukraina po përballet me një agresion.”

Edison Gjoni është diplomuar në Universitetin Metropolitan për menaxhim Biznesi. Sot ai është menaxher shitjesh në një prej kompanive më të mëdha të sigurimit në vend. Mirënjohja e tij shkon për njohuritë që ka marrë prej vitesh në Universitetin Metropolitan.

“Kam mësuar shumë nga UMT, dhe kjo më ka shërbyer edhe tek eksperienca ime që kam aktualisht. Ky çmim më jep një motiv që të kontribuoj përsëri te Universiteti Metropol Tirana, sa herë që të kenë nevojë.”

Rektori i Universitetit Metropolitan, ndihet krenar për ecurinë e studentëve të tij ndër vite.

Ne në Universitetin Metropolitan përpiqemi që të krijojmë profesionistë të mirë por gjithashtu edhe njerëz të mirë. Dhe fakti që këtu janë mbledhur mbi 100 studentë të diplomuar tashmë nga UMT, është një kënaqësi e madhe për të gjithë ne, të shohim që janë të punësuar dhe mbi të gjitha të suksseshëm në aktivitetin e tyre”.

Edhe për presidentin e Universitetit Metropolitan Arjan Çukaj është krenari që 82% e të diplomuarve në këtë institucion sot punojnë në profesion.

“Tashmë 11 vjet që operon ky universitet dhe së bashku me stafin kemi krijuar emrin e mirë në sektorin e arsimit privat. Fakti që shumica e studentëve tanë janë duke punuar në profesion, dhe janë në zyra apo sektorë shumë të rëndësishëm të ekonomisë, na bën të ndihemi sot më të plotësuar dhe më të realizuar.”

Universiteti Metropolitan Tirana ka rreth 1500 të diplomuar ndër vite, 91 për qind e të cilëve janë punësuar në 14 vende të botës dhe sektorë të ndryshëm të industrisë. UMT është një institucion që ofron mundësi studimi në shqip dhe anglisht, në të treja ciklet e studimit, Bachelor, Master dhe Doktoraturë në fushat e ndërtimit dhe arkitekturës, inxhinierive në teknologjitë e informacionit, si edhe ekonomi e biznes.Risia më e fundit e UMT është hapja e programit të dokoraturës në Inteligjencën Artificiale.

“Tashmë 11 vjet që operon ky universitet dhe së bashku me stafin kemi krijuar emrin e mirë në sektorin e arsimit privat. Fakti që shumica e studentëve tanë janë duke punuar në profesion, dhe janë në zyra apo sektorë shumë të rëndësishëm të ekonomisë, na bën të ndihemi sot më të plotësuar dhe më të realizuar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!