“Edicioni i Champions në shtëpi”, katalanasi publikon videon epike

schedule08:59 - 20 Mars, 2020

schedule 08:59 - 20 Mars, 2020

Të gjithë në karantinë. Coronavirusi ka pushtuar edhe Spanjën, madje renditet pas Italisë së prekur më së shumti në Europë. Futbollistët duhet të gjejnë një mënyrë për të kaluar kohën dhe në fakt mundësitë për ta janë të shumta, pasi përgjithësisht jetojnë në shtëpi komode ku hapësirat nuk mungojnë.

Kështu ndodh edhe me sulmuesin e Barcelonës, Martin Braithwaite. Danezi, i cili u transferua në shkurt te katalanasit, po argëtohet me tre fëmijët e tij në shtëpi, ndërkohë që pret që bashkëshortja e tij të lindë në muajin prill një djalë.

Sulmues, në rrjetet sociale ka postuar një video, ku shfaqet ai me fëmijët e tij duke u rreshtuar siç ndodh para ndeshjeve. Nuk mungon himni i Champions League dhe një koment epik nga Braithwaite: “Dia e Champions League”. /abcnews.al