“Tirana Gate 2024” do të mbledhë emrat më të njohur të letërsisë evropiane bashkëkohore. Festivali letrat ndërkombëtar i të rinjve do të mbahet në datat 9, 10 dhe 11 Tetor në Liceun Artistik “Jordan Misja”.
Irena Toci, drejtore e festivalit letrar të të rinjve dhe Milena Selimi, drejtore artistike e festivalit, dhanë detaje në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, ku shpjeguan se tema do të jetë “njeriu i sotëm”.
Ata theksuan se të pranishëm në festival do të jenë emra të njohur nga gjermania si Clemens Meyer, nga Vjena si Florian Gantner, autori italian Antonio Caiazza, i cili ka shkruar edhe për Shqipërinë dhe shumë të tjerë.
“Ky festival i sivjetshëm kemi zgjedhur temën njeriu bashkëkohor si personazh i librave, njeriu me shqetësimet e veta që e kanë pjesë të krijimtarisë së vet dhe shqetësimet e tij. Duke u nisur nga kjo kemi ndërtuar skaletën e këtij festivali dhe ka zgjedhur tematikat që do të flitet në të. Janë gjithsej 8 panele diskutimi me shkrimtarë nga më të mëdhenj europian dhe bashkëkohorë që do të jenë me shkrimtarë shqiptarë dhe të rinj që kanë nevojë të jenë në fokusin për t’u bërë më të njohur. Besoj se do të krijojmë të paktën energji pozitive. Kemi shkrimtarët më në zë evropiane të kohës që i sjellim në Tiranë duke e shndërruar Tiranën në një zemrek të bisedave letrave bashkëkohore.“, tha Toci./abcnews.al