“Edi Rama ka skaduar”, Kryemadhi sulmon kryeministrin: Hë mo Titi…

schedule17:09 - 5 Mars, 2021

schedule 17:09 - 5 Mars, 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh sot gjatë një takimi me strukturat në njësinë nr. 4 në Tiranë se koha e Edi Ramës ka mbaruar.

“Si ato reklamat e produkteve të falsifikuara. Ka skaduar. Ka skaduar, i ka ikur data e skadencës” tha ajo duke ia kaluar më pas fjalën Petrit Vasilit, “hë mo Titi”.

“Të rinjtë janë të zotët e vetes” tha më tej Vasili duke sulmuar kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës. Kryemadhi u shpreh më tej se zgjidhja është alternativa e opozitës, duke u kërkuar qytetarëve që ta votojnë në 25 prill./ db/ Abcnews.al