Edi Furra rrëfen takimin me Kastriot Tushën: Premtoi se do të më bënte tenorin më të mirë, por s’e lija dot muzikën popullore

schedule10:03 - 27 Shtator, 2023

schedule 10:03 - 27 Shtator, 2023

Këngëtari i muzikës popullore qytetare, Edi Furra, gjatë intervistës për “ABC e mëngjesit”, rrëfeu gjithashtu edhe një moment të veçantë me tenorin e famshëm Kastriot Tusha. Ai tregoi për gazetarët në studio takimin e tyre në Prishtinë të para shumë viteve, kur Tusha ishte mahnitur nga zëri i tij.

Siç u shpreh këngëtari, tenori i kishte premtuar se do t’i jepte leksione dhe se me zërin që kishte do të bëhej më i miri, por nuk mund të hiqte dorë nga muzika popullore.

“Kur kam dëgjuar Kastriot Tushën në Prishtinë dhe më tha se ti këndon shumë bukur. Ndoshta ka më shumë se 12 vite ky takim. Më pyeti ‘A ke bërë shkollë’. Thashë jo. Më tha ‘Hajde tre vjet dhe të premtoj se do të dalësh më i miri’. I thashë se çfarë duhet të bëj. Më tha të lësh muzikën popullore. Thashë kurrë nuk e bëj”, tregoi këngëtari.

Më tej, gjatë intervistës këngëtari tha se ka menduar qe të bënte diçka për tenor por nuk ka pasur mundësi. “E dua fort muzikën popullore, të Gjakovës, sidomos të Shqipërisë së Mesme”, tha këngëtari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!