Familjarët e Visar Alitit nga Sllupçani janë duke pritur trupin e pajetë të të riut pasi sot u sollën në Maqedoninë e Veriut viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.
Më pas pritet edhe që të përcillet për në banesën e fundit. Familjarë dhe miq të tij u mblodhën për ta pritur Visarin ndërsa të veshura mbanin bluza të bardha në të cilat ishin stampuar foto të tij me mbishkrimin “Edhe unë jam Visari” .
Kujtojmë se i riu në këtë ekskursion ishte bashkë me të atin Orhan Aliti, i cili i mbijetoi aksidentit. /abcnews.al/