Edhe tre vite “ujk”, klubi i Premier League rinovon me trajnerin portugez

schedule18:28 - 13 Shtator, 2020

schedule 18:28 - 13 Shtator, 2020

Puna e mirë shpërblehet dhe kështu ka ndodhur me Nuno Espirito Santo. Portugezi mori drejtimin e Wolves 31 majin e vitit 2017 dhe do të vijojë të qëndroje edhe për tre vite në stolin e “Ujqve”.

Klubi i Premier League ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me 46-vjeçarin luzitan deri në verën e vitit 2023. Një vlerësim për futbollin e bukur dhe arritjen e rezultateve pozitive.

Sezoni i fundit ishte shumë i mirë për Wolves. Skuadra angleze arriti për herë të parë në histori në çerekfinalet e Europa League, raund në të cilin u mposht 0-1 nga fituesit e Sevillas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!