Fiorentina u prek shumë nga koronavirusi. Lojtarë të ndryshëm u infektuan, mes tyre edhe trajneri. Lajmin e infektimit me COVID-19 të Beppe Iachinit, e zbuli Rocco Commisso, presidenti i klubit nga Firence.
Ky i fundit e preku këtë temë gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme. “Iachini më ka impresionuar, punon shumë. Ka qenë i sëmurë këtë periudhë, ishte infektuar nga koronavirusi dhe unë nuk e dija. Ai ka mbështetjen time të plotë”, deklaroi Commisso.
Gjashtë futbollistë të Fiorentinës u infektuan dhe luftuan me virusin e frikshëm, mes tyre Patrick Cutrone, Dusan Vlaovic dhe kapiteni i skuadrës, German Pezzella. /abcnews.al