Jo vetëm Aston Villa dhe Newcastle. Në Milano janë lodhur nga “thatësira” e Krzysztof Piatek, por në ishull ai ka ende adhurues. Klubi i fundit që është futur në garë për shërbimet e sulmuesit polak është Tottenham.
Dëmtimi i Harry Kane, i cili pritet të rikthehet në fillim të marsit, detyron Jose Mourinhon të kërkojë një qendërsulmues. 24-vjeçari i Milanit pëlqehet nga “Special One” dhe The Guardian raporton se Tottenham po tenton ta marrë në formë huazimi.
Një opsion i tillë nuk pranohet nga kuqezinjtë, të cilët kërkojnë 35 milionë euro për kartonin e Piatek, shumë e njëjtë me atë që u pagua për ta blerë nga Genoa janarin e kaluar. Sulmuesi ka shënuar 4 gola këtë sezon në Serie A dhe ardhja e Ibrahimovic mund t’i mbyllë çdo hapësirë në formacionin e ekipit të Piolit. /abcnews.al