Edhe Spanja në panik, katër ndeshje me dyer të mbyllura prej Coronavirus

schedule09:33 - 4 Mars, 2020

schedule 09:33 - 4 Mars, 2020

Coronavirusit i tremben edhe në Spanjë, teksa Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka sugjeruar që katër ndeshje të luhen pa tifozë. E gjithë për të shmangur përhapjen e virusit, që është kthyer në një problem madhor në të gjithë botën. Të prekurit janë të shumtë dhe numri i viktimave ka kaluar mbi 3 mijë.

Kështu, dy ndeshje futbollit dhe dy basketbolli do të duhet të luhen pa praninë e publikut. Bëhet fjalë për sfidat në garat europiane, Valencia-Atalanta në Champions League, si dhe Getafe-Inter në Europa League. Të dy klubet italiane vijnë nga zona të prekura nga Coronavirusi në Itali dhe nuk mund të rrezikohet.

Gjithashtu me dyer të mbyllura pritet të zhvillohen edhe sfidat e basketbollit, Valencia-Olimpia dhe Girona-Venezia. Ende nuk ka një vendim për sfidën që Barcelona do të luajë në shtëpi me skuadrën e Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!