“Edhe Shkrimet Flasin”/ Fier, ekspozitë e përbashkët e Muzeut Historik Fier dhe Parkut të Apolonisë

schedule14:57 - 27 Shtator, 2024

schedule 14:57 - 27 Shtator, 2024

Të mahnitur nga shkëlqimi i qytetit antik, vizitorët, kanë lënë  në Apoloni, një mal me dorëshkrime, në formën e përshtypjeve.

Të ruajtura në muzeun e fierit, këto dorëshkrime po publikohen për herë të parë ne vigjilje të ditës së trashegmisë kulturore

Qyteti i diellit siç quhej ne lashtësi, ka mirëpritur perandorë si Jul Çezari, Mark Aureli dhe Augusti. Përshypjet e tyre, vecanërisht të Çezarit, janë dokumentuar në veprat e tij.

Në kohët moderne përshtypjet e vizitorëve të shquar u ruajtën në muzeun e apolonise e me pas ne atë të fierit

30 dorëshkrime nga 12 libra të përshtypjeve të vizitorëve të shquar janë ekspozuar per publikun. Volumi që zë ky lloj dokumentacioni duke përfshirë edhe vizitorë të thjeshtë, ruhet në muzeun historik të fierit por nuk ka ende një inventar të plotë për sasinë dhe përmbajtjen e dorëshkrimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!