“Edhe pse në mosdakordësi me qeverinë Rama,” Alibeaj: PD ka mbështetur gjithnjë nismat në mbështetje të Kosovës

schedule11:37 - 27 Nëntor, 2022

schedule 11:37 - 27 Nëntor, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibaj në fjalën e mbajtur në seancën e përbashkët plenare Shqipëri-Kosovë theksoi se partia në të cilën ai bën pjesë e ka treguar qartë qëndrimin që ajo mban sa i përket Kosovës.

Alibeaj solli në vëmendje se “edhe pse në mosdakordësi me qeverinë Rama, PD ka votuar e mbështetur pa dilema nismat që janë në mbështetje të Kosovës.

Po ashtu, kreu i Grupit të PD-së theksoi edhe një herë qëndrimin kundër që të djathtët mbajnë ndaj “Open Balkan”, ndërsa solli në vëmendje se është një projekt që u vlerësuya nga Parlamenti Evropian si i papërputhshëm.

“Partia Demokratike është e përcaktuar në qëndrimin se dhe një ndër çështjet më delikate në rajon, siç është ai i i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka të gjithë mbështetjen tonë për t’u zgjidhur ne dialog, por në ç’do rast ne, Partia Demokratike, do ta shohim Serbinë vetëm përmes syve të Kosovës. Ne jemi për paqen midis popullit serb e atij shqiptar, por të palekundur mendojmë se të drejtën e shpalljes së kësaj paqeje e ka Kosova e populli i saj. Edhe pse në një mosdakordësi të plotë me qeverinë aktuale në Tiranë, PD ka votuar e mbështetur pa asnjë dilemë, çdo nisme që shkon në mbështetje apo me pjesëmarrjen e Kosovës. Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe kemi kërkuar që marrëveshjet të implementohen në terren në mënyrë aktive e të mos mbeten në letë…Kundërshtitë tona energjike ndaj një projekti si ish-miniShengen apo Open Ballkan, i cili së fundmi edhe nga parlamenti evropian në dokumentin e strategjisë se zgjerimit u vlerësua me rezerva kundërshtuese, si i papërputhshëm me normat evropiane dhe që nuk garanton gjithpërfshirje.

Kundërshtitë tona për këtë projekt kanë qenë mbi të gjitha, se Kosova kurrë nuk e pranoi, se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e të paqartë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!