Edhe pse është e ndaluar me ligj, Plarent Ndreca del me armë gjahu në mal

schedule22:37 - 13 Qershor, 2020

schedule 22:37 - 13 Qershor, 2020

Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme ka publikuar disa foto ku pozon me armë gjahu në krah. Në një postim të tijin në Facebook, duke shpërndarë disa foto, Ndreca tregon se grupi në fotografitë në fjalë ndodhen në Mulli.

Plarent Ndreca shkruan: “1,400 metra në Mulli, Ndrëshen Mirditë.”

Megjithatë, problemi me fotot e ndara në mediat sociale është se me ligj, gjuetia është e ndaluar. Edhe pse moratorium vazhdon të jetë në fuqi, duket se kjo nuk e ka ndaluar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme që të rrëmbejë armën dhe t’i ngjitet malit.

Shkelja e këtij ligji përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 80,000 deri në 100,000 lekë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!