Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) në Maqedoni njoftoi sot se po i ndjek me vëmendje ngjarjet politike të cilat mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme, por edhe fatale për të ardhmen e vendit, informon Zhurnal. Ata shprehen se janë të gatshëm të japin kontributin maksimal për gjendjen politike por paralajmërojnë se asnjëherë nuk do të punojnë me parti të cilat janë anti BE dhe anti NATO.
“Si parti serioze parlamentare, jemi të gatshëm të japim kontribut maksimal për tejkalimin e kësaj krize politike. Por, PLT asnjëherë nuk do të bashkëpunojë me ato aktorë politik të cilët janë anti-BE, anti-NATO, me qëndrime antidemokratike me të cilat e rrezikojnë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, e me pikëpamjet e tyre radikale dhe provokime e rrezikojnë durimin etnik dhe religjioz. Thërrasim të gjithat subjektet politike dhe qytetarët të distancohen nga këto aktivitete politike”, thuhet në kumtesë.
Nëse opozita rikthehet në pushtet, Maqedonia rrezikon të kthehet në pikën zero, pikërisht në periudhën kur Gruevski me qëndrime anti-NATO, anti-perëndimore dhe anti-shqiptare. Pasi përballë Zaevit dhe Ahmetit, përveç Mickovskit janë radhitur edhe partia Besa; koalicioni Alternativa-ASH si edhe partia “E majta”. Bëhet fjalë për një koalicion, i cili qëllim kryesor ka në fakt rrëzimin e Zaevit dhe BDI-së pasi nuk i bashkon asgjë si në politikë bërje as edhe raporti me orientimin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut.
Partitë shqiptare të Bilall Kasami; Zijadin Selës dhe Afrim Gashit janë bërë pjesë e një koalicioni ku gjendet edhe partia e famshme Maqedonase “E Majta”, e cila mban qëndrime krejtësisht anti-shqiptare dhe anti-Perëndimore. Seanca për votëbesimin e qeverisë është caktuar për të enjten në ora 11:00./ Abcnews.al