Puntata e sotme e “E ardhmja është vajzë” në ABC vuri edhe një herë përballë njëra tjetrës dy vajza të politikës. Edhe pse nuk është e zakonshme që kjo të ndodhë, dy kandidatet e reja të PD dhe PS, përkatësisht për Vlorën dhe Tiranën dhanë një shembull shumë të mirë. Autorja Ermira Çausholli vendosi që hapësira e programit ti dedikohej pikërisht vajzave që kanë vizion dhe kanë vendosur të investojnë e të jetojnë në Shqipëri.
Lediana Fratari dhe Laura Ferati, ishin të ftuarat e sotme të cilat treguan formimin e tyre por edhe e bënë publikun të njohë një tjetër profil të tyre, me brishtësinë që tregon forcë.
Publiku kuptoi më tepër sot se pse duhet të zgjedhin vajza të forta për t’i përfaqësuar në Parlament.
Në fund të programit ato i dhanë dorën njëra tjetrës duke treguar edhe një herë qytetari dhe bashkëpunim nëse do të përfaqësojnë votuesit e tyre në Parlament pas 25 prillit./abcnews.al