Edhe nesër merrni me vete çadrat, por…

schedule19:24 - 3 Tetor, 2019

schedule 19:24 - 3 Tetor, 2019

Edhe nesër bëni mirë ta merrni çadrën me vete. Sipas parashikimit të motit, pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga vranësirat dhe si pasojë do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.

Megjithatë, sipas Meteoalb, pasdite do të përmirësohen dukshëm kushtet e motit. Vranësirat pritet të zhvendosen drejt zonave juglindore duke lënë pjesën tjetër të vendit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Këto të fundit parashikohen që të largohen nga territori i vendit tonë gjatë orëve të natës.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al