Në Kosovë rikthehet stërvitja, Prishtina zbret në fushat e blerta

schedule19:59 - 18 Maj, 2020

schedule 19:59 - 18 Maj, 2020

Edhe në Kosovë, stërvitjet kanë rifilluar sot. Klubi i kryeqytetit, Prishtina, ka kryer seancë stërvitore në kompleksin e Bërnicës, por jo me grup të plotë, siç njofton dhe vetë faqja zyrtare e klubit.

“Skuadra i rifillon zyrtarisht seancat stërvitore. FC Prishtina falënderon Ministrin Vitia dhe FFK-në. Skuadra jo e kompletuar e FC Prishtina, sot për herë të parë ka dalë në seancat stërvitore në kompleksin stërvitor të Bërnicës”, shkroi faqja zyrtare e klubit.

IPKO Superliga ka mbyllur vetëm 22 javë nga sezoni aktual dhe ekipet, po presin që të rikthehen në fushat e blerta, për të rivalizuar sërish për objektivat e tyre sezonalë. Prishtina, mban aktualisht vendin e katërt në renditje, por ka vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Ballkani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!