Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Edhe Kosova e ëndërron “Botërorin”/ “Dardanët” luajnë në fushën e Sllovakisë sfidën e play off

schedule12:37 - 26 Mars, 2026

schedule 12:37 - 26 Mars, 2026

Një komb, dy kombëtare dhe të dyja me një ëndërr të njëjtë dhe të madhe. Ashtu si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kërkon biletën për në finalet e “Botërorit 2026”.

“Dardanët” do të luajnë duke nisur nga ora 20:45 në transfertën kundër Sllovakisë sfidën e tyre në play off e Kupës së Botës.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda siguroi vendin e saj në “paradhomën” e Botërorit, pas një paraqitje të shkëlqyer në grupin kualifikues ku la pas ekipe si Sllovenia dhe Suedia.



Pikërisht, dy fitoret ndaj skuadrës skandinave, suksesi në transfertën sllovene dhe barazimi në ndeshjen e fundit kundër kryesuesëve të Zvicrës i ka dhënë doza të mira optimizmi kombëtares së Kosovës.

Me besim, “Dardanët” mbërritën në Bratislavë, ku zhvilluan edhe seancën e fundit stërvitore me të gjithë lojtarët e grumbulluar në dispozicion.

Të ditura janë mungesat e kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu, por trajneri Foda mund të mbështetet te talenti dhe eksperianca e futbollistëve të tij.

Më shumë te forma e shkëlqyer që po kalojnë në këtë sezon lojtarë si Vojvoda në Serinë A, Fisnik Asllani në Bundesligë dhe Vedat Muriqi në La Liga.

Te këta dy sulmues dhe golat e tyre janë të varura edhe shpresat më të mëdha të Kosovës.

Por “Dardanët” mund të mbështeten edhe te klasi i futbollistëve si Rashica dhe Zhegrova, që mund të japin kontributin e madh gjatë ndeshjes.

Ndryshe nga Shqipëria, nëse arrin të kalojë Sllovakinë, kombëtarja e Kosovës do ta luajë “finalen” e play off në shtëpinë e saj kundër fituesit të çiftit tjetër mes Turqisë dhe Rumanisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!