Klubi i FC Besës së Pejës, ka publikuar logon e re, por nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e skuadrës. Pas publikimit të logos së re në Facebook, komentet kanë qenë negative.
Madje vetë administratorët e faqes zyrtare të klubit janë detyruar t’iu përgjigjen tifozëve, për t’i qetësuar sado pak dhe për t’iu shpjeguar se historia e klubit nuk preket, pavarësisht ngjyrave të reja të logos, që nga bardhekuq, është bërë e verdhë.
“97 vjet histori, vjen një cofëtinë për një javë dhe e bën qkul”, shkroi një prej komentuesve, ndërsa klubi iu përgjigj: “Mos u bë nervoz. Ngjyrat e fanellës së tretë janë gjithmonë ndryshe nga ngjyrat tradicionale. Për shembull, këtë sezon, Juventus i ka ngjyrat e FC Ballkanit”./abcnews.al