Përfundon rinumërimi i kutive të Beratit, LSI nuk e merr mandatin

schedule15:44 - 21 Maj, 2021

schedule 15:44 - 21 Maj, 2021

Nga rinumërimi rezulton se LSI mori 15 vota më shumë dhe PS, 18 vota më pak. Diferenca u ngushtua nga 77 në 58, por sërish nuk mundi që t’i merrte Partisë Socialiste mandatin e pestë në këtë qark.

Duke folur për mikrofonin e ABC, anëtari i PS në KAS Koli Bele tha se me sa duket nga rinumërimi, nuk ka pasur transformim të vullnetit të zgjedhësve në kutitë e Beratit.

“Nuk ka pasur transformim të vullnetit të zgjedhësve në kuti. Në tërësi, fakti që janë ruajtur të njëjtat numra, tregon që numërimi është brenda standarteve,” tha Bela.

Nëse pas rinumërimit, LSI do të arrinte të siguronte të paktën 77 vota atëherë do të merrte një mandat tjetër në Berat, të cilin do ta humbiste Partia Socialiste. Në këtë rast i rrezikuari nuk do të ishte Blendi Klosi, por pak i votuari në listën fituese, Fadil Nasufi. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!