“Edhe dinozaurët ishin gjallë kur fitoi Anglia”, Evra thyen rrjetin me videon komike

schedule15:10 - 5 Korrik, 2021

schedule 15:10 - 5 Korrik, 2021

“E quan motivimi i të hënës” dhe i shkrin të gjithë së qeshuri. Patrice Evra me futbollin i ka larë duart, atë të fushës, por në rrjetet sociale është fantastik.

Francezi këtë herë ka postuar një video nga makina, i veshur me fanellën e Anglisë dhe duke kënduar “It’s coming home”.

Veçse këndon me një kaush me patate dhe peshk në të, ai edhe ngacmon duke thënë se “kur Anglia ka fituar një trofe, edhe dinozaurët ishin gjallë”. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CQ8YJrCK53d/?utm_source=ig_web_copy_link