“Edhe Destro pozitiv me Covid-19”, situatë e pazakontë në klubin italian

schedule17:54 - 1 Tetor, 2020

schedule 17:54 - 1 Tetor, 2020

Situatë shumë e keqe te Genoa. Klubi i Serie A është prekur masivisht nga koronavirusi, teksa plot 19 lojtarë kanë rezultuar pozitiv më Covid-19. I fundit që i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve të infektuar është Mattia Destro.

Presidenti i klubit më të vjetër të Serie A, Enrico Preziosi në një deklaratë të dhënë për Sky Sport. “Edhe Mattia Destro është ndër lojtarët që kanë rezultuar pozitivë, edhe pse është prekur nga një virozë e lehtë“, deklaron kreu i Genoas.

 

Destro gjatë një ndeshje me Genoan

Një situatë e jashtëzakonshme në klub, teksa ka shkuar në 16 numri i futbollistëve të prekur nga pandemia. Diçka e tillë ka ndikuar që Lega Serie A të shtyjë ndeshjen mes Genoas dhe Torinos, pas kërkesës së klubit vendas.

Ishte programuar të luhej të shtunën prej orës 18:00 dhe tani mbetet të mësohet se kur do të zhvillohet kjo përballje e kampionatit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!