EDHE 7 DITE: Arena Kombëtare po merr dorën e fundit

schedule18:11 - 10 Nëntor, 2019

schedule 18:11 - 10 Nëntor, 2019

Duhet më pak se një javë për t’u luajtur ndeshja Shqipëri-Francë, dhe ka nxitim në Arenën Kombëtare për të mbyllur gjithçka në kohën e duhur. Gjithsesi, do të ketë punime deri dy ditë para duelit të Europianit.

ARENA KOMBETARE NE PROVAT E FUNDIT. FSHF NXIT FIRMAT TE SHPEJTOJNE PUNIMET, PER TE MOS RREZIKUAR ASGJE

Është e qartë që do t’i presë kampionëte botës.

Arena Kombëtare nuk lë dyshime se do ta marrë dritën jeshile për ndeshjen e 17 nëntorit ndaj Francës në Euro 2020, por gjithsesi, kjo nuk do të thotë se tani mund të bëhet gjumi I qetë.

Siç ndodh shpesh, çdo ditë është e vështirë të mbyllen 100 për qind e gjërave të planifikuara për t’u bërë, dhe diçka mbetet për të nesërmen.

Ky është shqetësimi më I madh I zyrtarëve të Federatës, të cilët e dinë mirë sesa yçkëla mund të dalin thjesht nga një nënvleftësim.

Fusha është e vërtetë që jepet gati, pasi është përpunuar siç duhet, që nga vendosja e tapetit, mbjellja, trajtimi I barit, ngjyrosja me lolium, plehërimi dhe vijëzimi.

Korrja e saj është bërë për të qenë tashmë 100 për qind gati.

Gjithsesi, frika ekziston gjithnjë nga prova e së vërtetës.

Në ambientet e brendshme, puna në sektorin VIP ende nuk ka përfunduar plotësisht, po ashtu edhe në barin dhe restorantin.

Bari është menduar me banak në qendër, siç është normaliteti këto kohë, ndërsa restoranti do të ketë dy banakë në çdo skaj.

Puna vazhdon në tribunën VIP, në zonën e gazetarëve, por kjo nuk do të sjellë asnjë shqetësim për notën e UEFA-s.

Ulëset tashmë janë të vendosura, të kontrolluara e të numëruara, ndërsa është koha t’u hiqen plasmasët për të qenë gati që të presin spektatorët.

Në Federatë janë të qetë për detyrat e shtëpisë, pasi gjithçka delikate, duket në vendin e vet, që nga sistemi I ndriçimit, ai I kamerave të transmetimit apo I kamerave të sigurisë.

Pa problem bokset e zërit.

Prova e zbrazjes së stadiumit nuk mund të bëhet pa spektatorë, madje nuk do të jetë e plotë as kur njerëzit të jenë në stadium, por ndërtuesit janë të sigurt se ja kanë dalë të arrijnë standardin e kërkuar.

Muzeumi ende është në fazën e krijimit, por kjo nuk mund të quhet vonesë.

Kjo, sepse duheshin mbyllur punimet e infrastrukturës bazë që të mendohej për të.

Një dorë e fundit po I jepet fasadës, e cila është vendosur prej kohësh, por që edhe ka pasur ndonjë dëmtim.

Po kontrollohet dhe po punohet për ta ndrequr plotësisht.

Sheshi para stadiumit do të vazhdojë të mbushet edhe gjatë fillimit të javës, pra që nga e hëna e më tej.

Po ashtu, sistemimi, asfaltimi dhe vijëzimi I korsive rrugore që të çojnë në stadium, të lejojnë të qarkullosh rreth tij, e të largohesh.

Ishte e parashikuar që punimet në këtë sektor do të përfundonin vetëm dy ditë para ndeshjes, pra të premten e 15 nëntorit.

Në këtë mënyrë, po vjen fundi I një procesi të gjatë, që e kaloi kohën e parashikuar.

Gjithçka nisi në qershor 2016, në kohën kur kombëtarja shqiptare shkoi në Francë.

Në 9 qershor nisi shembja e stadiumit të vjetër “Qemal Stafa”, ndërsa në shtator të po atij viti filloi puna për ndërtimin e Arenës së re.

Një copë historie u fshi, pra tribunat e vjetra, ora e lashtë e viteve 70-të, pista e atletikës dikur me dhe të ngjeshur, ndërsa vitet e fundit me tartan.

Përveç atletikës që humbi pistën e saj me 6 korsi, dëm patën edhe Federatat e tjera, pasi u shkatërrua salla e shahut apo palestra të sporteve si boksi, mundja e peshëngritja.

Fasada u ruajt, por jo punimet artistiko-sportive të vendosura në stadiumin e vjetër.

Në Arenë do të jetë vetëm pjesa e veshur me gurët e mëdhenj e të latuar dekorativë, ashtu siç duhej të ishte krejt pamja e stadiumit të konceptuar nga italianët 80 vjet më parë, por që nuk u arrit të përfundohej për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Për fat, sot në Shqipëri nuk ka luftë, dhe ka kuptim të kërkosh një luks të tillë si Arena Kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!